NDIHME / +355 4 223 5378

Efektet pozitive të qëndisjes në shendetin mendor

  • Published in Edukim
  • Hits: 702

 Të jemi të shendetshem është qëllimi i cdonjërit prej nesh. 

 

Shumë opsione janë në dispozicion në ditët e sotme por është e rëndësishme të theksohet se disa nga praktikat tradicionale  sigurojnë një metodë shumë më të mirë dhe të përshtatshme për të arritur këtë.

Qëndisja një ndër artet dhe aktivitetet artizanale krijuese përdorur gjatë viteve nga grate për të dekoruar shtëpitë e tyre. Studimet e fundit kanë përmendur që kjo eshte në mesin e praktikave më të mira për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të një individi.

Perfitimet mendore të qëndisjes

Në përpjekjet e përditshme, kreativiteti është jetik. Kjo do të thotë se mendja kërkon të jetë vigjilente dhe të ketë aftësinë për t'u angazhuar me situatën mbizotëruese. Duke qendisur, mendja trajnohet që të jetë e prirur për modelet dhe lëvizjet gjatë ketij procesi.

Kjo në fakt rrit performancën e saj të përgjithshme dhe si e tillë përmirëson kapacitetin e përgjithshëm mendor të individit. Aftësia e trurit për të krijuar dhe për të ndjekur logjikën në krijimin e modeleve krijon një gjëndje  vetë-përqëndrimi për të ndenjur në fokus. Ju gjithashtu mund të jini krijues duke dizenjuar qëndisje të ndryshme që zbatoni ne projektet tuaja.

Përfitimet emocionale të qëndisjes

Modelet moderne të punës kanë çuar në trende ku ti përfundon i stresuar dhe i mbytur në punë. Për këtë arsye, ekziston një nevojë e madhe për të pasur  një rrugë përmes të cilës mund ta reduktojë këtë stres në mënyrë të konsiderueshme. Përmes praktikave të qëndisjes dizenjimit dhe qepjes, mendja mund të ketë një shans për t'u përqëndruar në një aktivitet tjetër të ndryshem nga shqetësimet në punë.

Perfitimet emocionale konsistojnë në fokusin që kjo punë kërkon, në procesin dhe krenarinë e prodhimit të diçkaje nga krijimtaria juaj. Kështu, kjo bëhet një nga metodat më të mira që janë duke u përqafuar në ditën e moderne për të larguar stresin duke e lënë individin në një gjendje shumë më të mirë emocionale.

Përfitimet fizike nga qëndisja

Edhe pse kjo mund të konsiderohet si një praktikë që kërkon pak përpjekje fizike, qëndisja është një nga mjetet me të cilat mund të përmirësohet shëndeti fizik. Është e vërtetë se sistemi nervor kontrollon të gjitha funksionet e trupit. Kur kjo funksionon si duhet atëherë të gjitha funksionet e tjera të trupit ndjekin të njëjtin drejtim.

Me trurin si pjesë e sistemit nervor qendror, performanca e tij e zgjeruar do të sigurojë të gjitha sistemet e tjera të performojnë në rregull.Kjo përfshin metabolizmin e trupit që merr kontrollin e sigurimit të furnizimit të mineraleve dhe heqjen e mbeturinave toksike nga trupi. Qëndisja lejon trurin për t'u çlodhur dhe të ketë performancë më të mirë të sistemit nervor.

Konluzione mbi përfitimet e qëndisjes

Eshte gjithmonë e rëndësishme të siguroni një shëndet më të mirë. Kjo jo vetëm që ju jep një shans për të pasur një jetë më të mirë, por gjithashtu siguron që ju të kurseni shumë kohë dhe të holla në faturat mjekësore.

Është e rëndësishme të theksohet se disa nga aktivitetet që mund të konsiderohen primitive kanë përfitime të mëdha shëndetësore që nxisin një trup të shëndetshëm. Aktivitete të tilla që janë praktikuar gjatë dekadave nga komunitetet në mbarë botën,duhet të vazhdojnë të praktikohen dhe në ditët e sotme.Kreativiteti është menyra më e mire për të larguar stresin.

Log in

create an account